Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kryen 24 mijë kontrolle: Fokus sektorët me rrezik për shëndetin publik

11 Mars 2026, 16:54 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kryen 24 mijë kontrolle:

Mbi 24 mijë inspektime janë zhvilluar gjatë vitit 2025 nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, në kuadër të kontrollit të standardeve në shërbimet shëndetësore dhe në sektorin e turizmit.

Gjatë një tryezë diskutimi me drejtuesit e inspektorateve rajonale, kryeinspektori i përgjithshëm Dashnor Sula deklaroi se kontrollet në terren gjatë 2026 do të intesifikohen edhe më tej.

“Ka të bëjë me kujdesin shëndetësor spitalor është problematik në momente të caktuara dhe është trupa inspektimit shëndetësor që duhet të tregojë kujdes maksimal, shërbimi stomatologjik, turizmi për të cilin duhet të ofrojë siguri maksimale edhe si pasojë e numrit të lartë të turistëve”, u shpreh kryeinspektori Sula.

Në inspektimet e kryera gjatë vitit 2025 janë marrë 1305 masa administrative prej tyre 53 masa me gjobë dhe 1225 paralajmërime. Kryeinspektori Sula u bëri thirrje inspektorëve që të zbatojnë ligjin dhe të mos tolerojnë asnjë shkelje, duke theksuar se kontrolli do të përqendrohet gjithnjë e më shumë tek sektorët ku rreziku për shëndetin publik është më i madh.

Po ndodh...