Presioni amerikan për Porto Romanon dhe akuzat për influenca ruse, ministri i Infrastrukturës: Do hartojmë skenarin që ky projekt të mos bllokohet! Ofertuesi u tërhoq sepse…
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka konfirmuar sekompania e vetme në garë për ndërtimin e Portit të Porto Romanos, është tërhequr. Kjo sipas tij me arsyetimin ekonomik për shkak të rritjes së kostove. Vetëm pak kohë më parë në kuadër të një hetimi të thelluar të SPAK, BKH, sekuestroi të gjithë dokumentacionin e tenderit me një garues, ndërsa Dhima tregëtare Amerikane i kërkoi qeverisë shqiptare të anulinte tenderin.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, i pyetur nga gazetarët, Karakaçi u shpreh se do të ndërtohet një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë që, siç u shpreh ai “çdo faktor apo aktor tjetër nuk do mund ta frenojë këtë projekt”.
“Kemi një tërheqje të ofertuesit, me një arsye ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjeve të kostove dhe efekteve të krizës ka një rritje të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi dhe ofertuesi ka bërë një tërheqje, me justifikime ekonomike. Komisioni do vijojë me vijimin e procedurës. Dua të rikujtoj faktin se Rama u shpreh për këtë projekt, që ka aktorë të llojeve të ndryshme që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt për qëllime të ndryshme. Ne do ndërtojmë një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë që çdo faktor apo aktor tjetër nuk do mund ta frenojë këtë projekt, sepse është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi ministri.
I pyetur për influencat ruse, ministri deklaroi se ky është një aludim, ndërsa theksoi faktin se projekti është konsultuar me kompaninë më të madhe në botë për çështjet portuale.
Ndërsa i pyetur për shqetësimin e Dhomës Amerikane të Tregëtisë, që ka kërkuar edhe anulimin e këtij projekti, Karakaçi nuk komentoi gjatë, por u shpreh kështu: “Projekti ka dy vite që është ideuar dhe ka patur fazat e veta proceduriale. Fakti është që ky projekt është i standardeve ndërkombëtare dhe i konsultuar nga kompania më e madhe e porteve në botë”.
Ishit në dijeni që kompania e vetme në garë ka pasur influenca ruse?
Karakaçi: Kjo është një aludim, gjatë gjithë procesit të prokurimit të kësaj gare Autoriteti Portual i Durrësit ka pasur një kontratë të posaçme me kompaninë më të madhe në botë sa i takon sa i takon çështjeve portuale, Royal Haskoning të Hollandës dhe dokumentet ligjore kanë qenë pjesë e vlerësimit të tyre. Unë mendoj se konsulenti do ta kishte parë nëse do kishte patur këto lidhje.
Amerikanët cfarë shqetësimi kanë pasur që ju janë drejtuar me email duke ju kërkuar ta anuloni?
Karakaçi: Kush janë amerikanët?
Është kryetari i Dhomës Amerikane që ka kërkuar të anulohet
Karakaçi: E kam lexuar në media dhe mund ta kem parë emailin përkatës. Projekti ka dy vite që është ideuar dhe ka patur fazat e veta proceduriale. Fakti është që ky projekt është i standardeve ndërkombëtare dhe i konsultuar nga kompania më e madhe e porteve në botë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128