Festat e fundvitit, rriten çmimet në tregjet e Beratit, qytetarët: Nuk i përballojmë dot, jetojmë me 15 mijë lekë pension
28 Dhjetor 2025, 16:00 / EKONOMI&SOCIALE

Pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, në tregjet e vendit vërehet një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve bazë të shportës, si dhe të fruta-perimeve. Në qytetin e Beratit qytetarët po hasin vështirësi në blerjen e produkteve, duke u shprehur se nuk mundin t’i përballojnë blerjet si pasojë e rritjes së çmimeve.
Edhe çmimi i shitjes së gjelit të detit, i konsideruar si mbreti i tryezës së fundvitit ka pësuar rritje, ndaj shumë qytetarë kanë vendosur të mos e blejnë.
Nga ana tjetër, tregtarët pohojnë se rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse, duke shkaktuar vështirësi për të dyja palët. Situata më e vështirë paraqitet për të moshuarit, tryeza e së cilëve po zbrazet gjithnjë e më shumë.
-
Zgjedhjet në Kosovë, shkon në mbi 28% pjesëmarrja në votime
28 Dhjetor, 15:51 -
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


