Festat e fundvitit - Lezhë/ Personat me aftësi të kufizuar protestojnë për mosmarrjen e shpërblimit të fundvitit
Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës dolën në protestë para filialit të Postës Shqiptare, pas mosmarrjes së shpërblimit të fundvitit, të akorduar nga qeveria.
Që në orët e para të mëngjesit, protestuesit u mblodhën para ambienteve të Postës, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.
Ata shprehen se gjenden në vështirësi të mëdha ekonomike dhe mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festat e fundvitit.
Nga ana e tyre, përfaqësues të filialit të Postës Shqiptare bënë me dije se fondet për shpërblimet ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit.
Ata sigurojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës.
Protestuesit kërkojnë që pagesa të realizohet sa më shpejt, për të mundësuar një fundvit më të qetë dhe dinjitoz për ta.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128