Derbi shqiptar në Europë/ Vllaznia përmbys Malishevën në “Loro Boriçi” dhe hedh hapin e parë drejt turit tjetër
Vllaznia e ka nisur me fitore aventurën në turin e parë të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2-1 Malishevën në stadiumin “Loro Boriçi”.
Skuadra kosovare kaloi shumë shpejt në avantazh, teksa Xhylani realizoi një gol olimpik që në minutën e 3-të, duke befasuar kuqeblutë.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Edi Martini reagoi në mënyrën më të mirë. Qato riktheu baraspeshën në minutën e 37-të, ndërsa momenti vendimtar i takimit erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Skovgard u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit te Malisheva, duke i lënë miqtë me 10 futbollistë.
Vetëm një minutë më pas, debutuesi Musta ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe shënoi golin e përmbysjes, duke i dhënë Vllaznisë avantazhin 2-1.
Në minutat e mbetura, Malisheva provoi të rikthehej në lojë pavarësisht inferioritetit numerik, por Vllaznia arriti ta menaxhojë rezultatin dhe të sigurojë një fitore të rëndësishme përpara ndeshjes së kthimit.
Qato 37′, Musta 56′ / Xhylani 3′
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128