Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk shqetësohem, qëndroj pas mesazhit tim

9 July 2026, 22:05 / POLITIKË ALFA PRESS
Kallëzimi në SPAK nga fisi Bajri/ Deputetja Koçeku: Nuk

Ish deputetja e PS-së, Marjana Koçeku ka folur sërish sot rreth deklaratave të saj, ku është shprehur se ka marrë kërcënime nga fisi i Bajrave.

Deklarata e Koçekut

“Unë e kam dhënë mesazhin tim publikisht në lidhje me këtë gjë. Kam zgjedhur ta jap publikisht dhe është një mesazh i fortë dhe mbi baza të forta. Mendoj se gjithçka që kam dashur të them në lidhje me këtë gjë e kam dhënë përmes atij mesazhi. Jam mjaftuar me atë mesazh, sepse besoj se ai mesazh ka treguar mjaftueshëm. Ai ka qenë një mesazh i fortë dhe, siç e thashë, mbi baza të forta, kështu që i qëndroj atij mesazhi dhe besoj se është i mjaftueshëm ai mesazh.

E kam parë nëpërmjet mediave që avokatët e Bajrit më kanë kallëzuar në SPAK, por nuk më shqetëson aspak. Jam mjaftuar me atë status. Nuk kam pasur reagim nga institucionet dhe mendoj që, nga ana ime, reagimi është bërë mjaftueshëm dhe mund të kuptohet mjaftueshëm ajo që kam dashur të them publikisht. Lufta ime nuk është kundër individëve të caktuar apo familjeve të veçanta. Lufta ime është tërësisht luftë politike dhe do të mbetet politike deri në fund.

Preferoj që veprimtarinë time ta mbaj me vëmendjen te çështja politike dhe jo te çështje të tjera që mendoj se nuk kanë shumë rëndësi në këtë rast. Nuk e di të them pse ka ndodhur kjo gjë me Bajrin. Unë kam punuar në zonat rurale me njerëzit e ndershëm që kanë punuar në bujqësi. Nuk di çfarë të them për këto gjëra, i përkasin drejtësisë dhe çdo veprim në të mirën publike unë do ta mbështes. Çdo institucion të drejtësisë që lufton”, tha Koceku.

Po ndodh...

ide