Aksident në Levan–Tepelenë, dy të plagosur

9 July 2026, 21:20 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në Levan–Tepelenë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të zonës së Poçemit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar trafikun në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Po ndodh...

ide