Çudia në Itali, lojtarit të Milanit i vjedhin 500 mijë euro në banesën që i zgjodhi klubi! Futbollisti ndodhej në…

Niklas Fyllkrug nuk e ka nisur siç shpresonte ai aventurën te Milani, pasi sulmuesi gjerman nuk ka lënë ende shenjën e tij te rezultatet e skuadrës italiane.
Dhe duket se edhe jashtë fushës së lojës gjërat nuk po shkojnë aq mirë.
Futbollisti është sistemuar në një hotel që i ka gjetur Milani, ndërsa është në pritje të gjetjes së një shtëpie në qytet për periudhën që do të jetë pjesë e kuqezinjve.
Por sot në mëngjes, ai ka zbuluar se i mungonin sende me vlerë të cilat ia kishin marrë nga kasaforta, për një total prej rreth 500 mijë eurosh.
Sipas informacioneve në mediat italiane, bëhet fjalë për orë dore apo bizhuteri të tjera që ai i kishte vendosur për t’i ruajtur në kasafortë.
Mendohet se një apo më shumë persona janë futur këtë të mërkurë apo të enjte për të kryer grabitjen në dhomën e hotelit që i kishte gjetur klubi, duke shfrytëzuar faktin se ai ishte me ekipin në transfertën ndaj Komos.
Përfaqësues të klubit kanë bërë denoncimin në emër të futbollistit, duke përfshirë policinë e cila ka nisur hetimin për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. /Panorama Sport/
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128