Turqia shqetësohet për valën e refugjatëve nga Irani! Shtohet fluksi orët e fundit, Ankaraja forcon mbikëqyrjen e kufijve
17 Qershor 2025, 15:55 / BOTA

Në Turqi po rriten shqetësimet për një valë të madhe refugjatësh nga Irani, pas përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Edhe pse qeveria turke thotë se situata është nën kontroll dhe nuk ka lëvizje të pazakonta në kufirin me Iranin, dëshmitë nga terreni tregojnë rritje të kalimeve të refugjatëve.
Shumë iranianë shfrytëzojnë regjimin pa vizë për të qëndruar deri në 90 ditë në Turqi ose për të kaluar në Europë.
Autoritetet turke nuk kanë dhënë shifra zyrtare për numrin e ardhjeve, por rritja e fluksit mund të shkaktojë një krizë refugjatësh nëse tensionet në Lindjen e Mesme nuk qetësohen shpejt.
Ankara po forcon mbikëqyrjen e kufijve dhe ruan dialogun me Teheranin për të menaxhuar situatën.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
Viktor Orbani diktator?
Nga Indrit Vokshi
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128