Turqia lëshoi urdhër arresti ndaj Netanyahut, reagon Izraeli: Tirani Erdogan...

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar tha se Izraeli “e hedh poshtë me vendosmëri dhe përbuzje” urdhër-arrestin e Turqisë për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, duke e quajtur atë “një tjetër veprim PR” nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Zyra e Prokurorit të Stambollit lëshoi ‘urdhërarreste’ për udhëheqës dhe zyrtarë të lartë izraelitë. Izraeli e kundërshton me vendosmëri dhe përbuzje këtë veprim të fundit të marrëdhënieve me publikun nga tirani Erdogan”, tha Saar, siç citohet nga Ministria e Jashtme.
Më 7 nëntor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun, Ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, Ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, si dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë, duke i akuzuar ata për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” në Rripin e Gazës, si dhe shkelje të flotës Sumud, e cila u përpoq të thyente bllokadën detare të enklavës palestineze.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

