Trump kërcënon Iranin: Nëse bisedimet në Pakistan dështojnë, do të përdorim armë edhe më të fuqishme, jemi gati...

10 Prill 2026, 23:12 / BOTA ALFA PRESS
Trump kërcënon Iranin: Nëse bisedimet në Pakistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni është gati të rifillojë sulmet ndaj Iran nëse bisedimet për paqe në Pakistan dështojnë.

Në një prononcim për New York Post, Trump u shpreh se vendimi do të bëhet i qartë brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh, do ta dimë së shpejti,” deklaroi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se forcat amerikane janë në gatishmëri të plotë, duke zbuluar se anijet luftarake po pajisen me armatim të avancuar.

“Kemi një rivendosje në plan. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë,” u shpreh Trump, duke shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, ato “do të përdoren me shumë efikasitet”.

Deklarata vjen në një moment kritik, teksa negociatat për uljen e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit po zhvillohen në Islamabad, ku palët synojnë të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Më herët gjatë ditës, Trump reagoi edhe në rrjetin e tij social Truth Social, ku përmendi një “rivendosje më të fuqishme në botë”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Po ndodh...