Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë në kryeqytet

10 Prill 2026, 22:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan, besimtarët ortodoksë

Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, pak ditë përpara festës së Pashkës ortodokse.

Kjo ditë shënon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe sakrificën e tij, duke simbolizuar momentin e kryqëzimit dhe vdekjes në kryq.

Me qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e Epitafit, e cila u zhvillua në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pas përfundimit të riteve fetare, epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar rrugët pranë Katedrales në Tiranë.

Po ndodh...