Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan Eliot Engel, zë i fuqishëm për çështjen shqiptare
10 Prill 2026, 22:13 / POLITIKË
Kongresmeni amerikan Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ai përfaqësoi shtetin e New York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve për më shumë se tre dekada, nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke qenë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane.
Engel njihej si një mbështetës i fortë i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për angazhimin e tij në mbrojtje të Kosovës gjatë viteve të luftës.
Gjatë konfliktit në Kosovë, ai i bëri thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për ndërhyrje ushtarake me qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
Kontributi i tij vijoi edhe pas luftës, ku Engel ishte një nga zërat pro pavarësisë së Kosovës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128