Trashëgimtari i supermarketeve përplas me jaht barkën e peshkimit, humb jetën 2 vjeçari

Trashëgimtari i një rrjeti supermarketesh ka humbur papritur kontrollin e jahtit të tij luksoz dhe ka përplasur një barkë peshkimi duke lënë të vdekur një të ri në vendngjarje, në ujërat e një rezorti në Spanjë.
Gjermani Viehof – bir i milionerit Klaus Viehof, 62 vjeç – raportohet e humbi kontrollin e jahtit 20-metra të gjatë La Luna darkën e 23 gushtit në qytezën e peshkatarëve Cala Bona.
Dëshmitarët e tragjedisë thanë se jahti me shpejtësi te madhe goditi barkën e vogël të peshimit që kishte tre njerëz në bord. Jahti nuk kishte arritur të ndalonte në kohë dhe nga goditja ka humbur jetën 20-vjeçari Guillem Comamala, sportist vendas volejbolli.
Viehof – trashëgimtar i kompanive të supermarketeve Allkauf ishte larguar nga vendngjarja, por tashmë po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të pakujdesshëm të mjetit detar.
Sa kohë duhet të zgjasë një puthje për të zgjatur jetën tonë? Ja çfarë thotë mjeku
Peshkatarët e mbijetuar thanë se përplasja ishte aq e fortë sa motori i barkës së tyre u shkëput nga mjeti. Mëngjesin e ardhshëm kur jahti u ndalua, oficerët thanë se ishte tentuar të pastroheshin gjurmët e ngjarjes.
Policia spanjolle Guardia Civil, tha se një punonjës i barkës nuk dinte për përplasjen dhe tha se thjesht kishte ndjekur udhëzimet e Viehof.
Hetuesit thanë se jahti kishte lundruar me shpejtësi të pakujdesshme me motorët 1550 kuaj fuqi, teksa nje festë e zhurmshme besohet se ishte duke u zhvilluar në bord.
Ata studiuan kamerat e sigurisë të një klubi jahtësh pranë tij për të përcaktuar numrin e saktë të personave në bord. Rrjeti vendas Infobae tha se drejtuesi i mjetit ka pranuar akuzat e vrasjes së pavullnetshme dhe të mosdhënies së ndihmës pas aksidentit. Hetimet vazhdojnë, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

