Tragjedi në ishujt Kanarie në Spanjë/ Përmbyset varka me emigrantë, gjashtë të vdekur
Të paktën gjashtë persona humbën jetën kur një varkë që transportonte emigrantë me destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro, ndërsa ekipet e shpëtimit po e shoqëronin atë në portin e La Restingas. Sipas transmetuesit shtetëror TVE , në bord të anijes ndodheshin afërsisht 180 persona .
Një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit detar të ishullit deklaroi se arsyeja e përmbysjes së anijes ishte lëvizja e shumë pasagjerëve në njërën anë. Pamjet e transmetuara nga TVE , kapin momentin kur varka fundoset dhe emigrantët përfshirë fëmijë bien në ujë.
Shumë prej tyre po përpiqeshin të ngjiteshin në varkën e shpëtimit aty pranë, ndërsa ekuipazhi po u hidhte jelekë shpëtimi. Një helikopter ambulance u dërgua gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të nxirrnin migrantët nga deti, sipas shërbimeve të emergjencës.
Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, numri i migrantëve që mbërrijnë në Ishujt Kanarie nga Afrika Perëndimore arriti një nivel historik në vitin 2024, me të njëjtin numër që shënoi një rënie këtë vit.
Rruga e migrimit në Atlantik është veçanërisht e rrezikshme, pasi kushtet e këqija të motit mund të shkaktojnë lehtësisht përmbysjen e anijeve të improvizuara që përdorin shumica e migrantëve për të bërë udhëtimin.
Sipas të dhënave nga organizata për të drejtat e migrantëve, Walking Borders , në pesë muajt e parë të vitit 2024, 4,808 persona humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanarie nga vende të ndryshme të Afrikës Perëndimore, si Maroku, Mauritania, Senegali dhe Gambia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
