Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

29 June 2026, 15:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një apartament në qytetin e Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga flakët, gjë e cila ka shkaktuar kaos dhe panik të banorët e pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një pallati në lagjen Isa Boletini të Vlorës rreth orës 14:30.

Fillimisht zjarri ka rënë në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur me shpejtësi drejt kuzhinës. Pas kësaj, banorët e pallatit kanë lajmëruar forcat zjarrëfikse.

Ato kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

 
 

Po ndodh...

ide