Të paktën 31 palestinezë të vrarë në Gaza, Izraeli mohon përgjegjësinë

Të paktën 31 persona u vranë dhe mbi 170 u plagosën dje, ndërsa turma të mëdha banorësh po shkonin për të marrë ushqim në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët e shëndetësisë, sipas AP.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite qëlluan drejt turmave pak para agimit, rreth një kilometër nga vendi i ndihmave – i drejtuar nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli.
Një zyrtar ushtarak izraelit, duke folur në kushte anonimiteti në përputhje me procedurën, tha se trupat qëlluan me të shtëna paralajmëruese ndaj disa të dyshuarve që po avanconin drejt tyre gjatë natës.
“Hamasi po bën gjithçka që ka në dorë për të parandaluar shpërndarjen e suksesshme të ushqimit në Gaza”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Fondacioni Humanitar i Gazës – i promovuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – tha në një deklaratë se kishte shpërndarë ndihma pa incidente.
Fondacioni ka mohuar raportimet e mëparshme për kaos dhe të shtëna me armë rreth vendeve të ndihmës, të cilat janë në zona ushtarake izraelite ku media e pavarur nuk ka qasje.
Në një deklaratë të veçantë, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, urdhëroi që të krijoheshin më shumë vende të ndihmës – dhe që operacioni tokësor i trupave të zgjerohet në pjesë të paspecifikuara të Gazës veriore dhe jugore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

