Stuhia e fortë godet Greqinë, 1 mijë shkrepëtima në më pak se 2 orë
10 Nëntor 2025, 18:53 / BOTA

Një stuhi e fortë ka goditur pellgun e Atikës në Greqi, duke shkaktuar panik dhe alarm te banorët e zonës.
Sipas mediave greke gjatë stuhisë, u regjistruan më shumë se 1,000 goditje dhe shkreptimë rrufeje në një periudhë kohore prej më pak se dy orësh.
Sakaq si pasojë e stuhisë raportohet se shoferët kanë mbetur të bllokuar në trafik në drejtimin verior të Kifisos, nga Lenorman deri në Nea Filadelfia, në Bulevardin Schistou dhe gjithashtu në drejtimin jugor të Bulevardit Kifisias, nga “Unaza” deri në zonën e Chalandrit.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia Rrugore e Atikës, problemet më të ndjeshme nga stuhia u vunë re në zonën më të madhe të Pireut, veçanërisht në rrugën Tzavella dhe Deligianni.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

