Shtyhen bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani kushtëzon marrëveshjen bërthamore: Pa Libanin, nuk ka marrëveshje

Bisedimet diplomatike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në Zvicër janë shtyrë zyrtarisht, si pasojë e serisë së sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Izraelit në Libanin jugor. Burime të afërta me negociatat bëjnë me dije se Teherani ka refuzuar të dërgojë delegacionin e tij për çështjen bërthamore, duke kërkuar garanci të prera për ndërprerjen e armiqësive në Liban, siç përcaktohet në marrëveshjet paraprake.
Sipas një diplomati të njohur me çështjen, mesazhi i iranianëve ka qenë i prerë: "Ne e kemi frenuar Hezbollahun, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk po arrijnë dot të frenojnë Izraelin. Derisa ta bëjnë këtë, ne nuk do të shfaqemi". Ky qëndrim i Teheranit, i përmbledhur në parimin "pa Liban, pa marrëveshje", shihet si një tentativë për të nxjerrë lëshime nga Uashingtoni zyrtar.
Nga ana tjetër, tensionet kanë ngritur pikëpyetje edhe në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta Financial Times vëren se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me këmbënguljen e Izraelit për të vazhduar ofensivën në Bejrut, e cila po kërcënon seriozisht dështimin e negociatave të nivelit të lartë.
Edhe pse burimet bëjnë me dije se bisedimet janë riplanifikuar paraprakisht për ditën e hënë, gjithçka mbetet e pakonfirmuar dhe në varësi të drejtpërdrejtë nga situata në terren.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128