"Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri", Rama ndan video me Shehajn dhe Kaprin nga seanca plenare

Votimi i projektligjeve në seancën e djeshme plenare u shoqërua me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente gjatë seancës plenare, ku shihen deputetët Shehaj dhe Kapri pranë foltores, duke debatuar me të
“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, u shpreh Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale edhe një video ironizuese mbi situatën e krijuar në Kuvend.
Në seancën e djeshme plenare, Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, si dhe disa projektligje të rëndësishme. Ndërkohë që u rrëzuan tri nisma të paraqitura nga deputetët e opozitës, Kliti Hoti, Erald Kapri dhe Jorida Tabaku.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128