Shkon 41 bilanci i viktimave nga zjarri tragjik në Cans Montana, nuk i mbijetoi dot plagëve të zjarrit 18-vjeçari

Një adoleshent i plagosur në zjarrin që përfshiu barin “Le Constellation” në resorin zviceran të skive, Crans-Montana, gjatë festimeve të Vitit të Ri, ka ndërruar jetë në spital, duke rritur numrin e viktimave në 41.
Prokurorja publike e kantonit Wallis, Beatrice Pilloud, deklaroi: “Një shtetas zviceran 18-vjeçar ndërroi jetë në një spital në Cyrih më 31 janar. Numri i të vdekurve nga zjarri në barin ‘Le Constellation’ më 1 janar 2026 ka shkuar tani në 41.”
Shumica e viktimave ishin adoleshentë, me moshat nga 14 deri në 39 vjeç, ndërsa vetëm katër persona ishin mbi 24 vjeç. Mes tyre janë 23 zviceranë (përfshirë një person me dy kombësi francezo-zvicerane) dhe 18 të huaj: 8 francezë (përfshirë një vajzë me tre kombësi: franceze-britanike-izraelite), 6 italianë (përfshirë një person me dy kombësi italiane-emiratase), dhe nga një person nga Belgjika, Portugalia, Rumania dhe Turqia.
Autoritetet dyshojnë se zjarri filloi kur festuesit ngritën shampanjë me fishekzjarrë shumë afër tullave të izolimit të tingullit në tavanin e bodrumit të barit.
Katër persona janë nën hetim penal: bashkë-pronarët e barit, drejtuesi i sigurisë publike i komunës Crans-Montana dhe një ish-zyrtar i sigurisë së zjarrit.
Pas tragjedisë, pacientët me plagë serioze u transportuan me helikopter në spitale dhe qendra specializuese për djegie në Zvicër dhe katër vende të tjera evropiane. Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile të Zvicrës, 44 pacientë trajtoheshin jashtë vendit: 18 në Francë, 12 në Itali, 8 në Gjermani dhe 6 në Belgjikë. Ndërkohë, 37 pacientë mbeten në spitale zvicerane.
Situata është e ndryshueshme, me pacientë që lëvizin për trajtime të ndryshme dhe disa që ri-pranohet në spital, duke përfshirë edhe kujdesin intensiv.
Po ndodh...
ide
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
