Nga vajza që kërkonte punë, te Presidentja e Kosovës/ "Zinxhiri i errët' që lidh Shqipërinë me “dosjen Epstein”

1 Shkurt 2026, 18:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga vajza që kërkonte punë, te Presidentja e Kosovës/

Publikimi i mbi 3 milionë faqeve nga dosja e Jeffrey Epstein, të administruara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ka zbuluar një sërë komunikimesh, email-esh dhe dokumentesh që përmendin emra të njohur nga politika dhe jeta publike ndërkombëtare.

Mes tyre, shfaqen edhe referenca që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në disa prej email-eve të publikuara përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë detyrë në vitin 2012.

Në një email të dërguar nga një person me identitet të panjohur thuhet:

“Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, në Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte, nëse keni kohë këtë javë.”

Vajza shqiptare që aplikoi për punë

Në dosje shfaqet edhe rasti i një vajze shqiptare me inicialet E.T., e cila në mars 2017 rezulton të ketë aplikuar për një pozicion pune si asistente personale, përmes një ndërmjetësi.

Ajo kishte dërguar CV-në dhe ishte informuar se duhej të dërgonte 3 fotografi personale dhe një video prezantuese.

Në CV deklaronte se jetonte në Tiranë, por në një email drejtuar Epstein thuhej se ajo jetonte në Paris

Rasti evidentohet si pjesë e praktikave të rekrutimit që sot janë objekt hetimi dhe shqyrtimi publik.

Email-i i Thorbjørn Jagland

Një tjetër dokument i rëndësishëm është një email i datës 25 maj 2012, ku Thorbjørn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Council of Europe, i shkruan Epstein-it:

“Isha në Tiranë (Shqipëri), ka femra shumë të bukura.”

Email-i është dërguar një ditë pas vizitës zyrtare të Jagland në Shqipëri.

Sipas arkivave zyrtare, ai ka qenë realisht në Tiranë më 24 maj 2012, ku ka zhvilluar takime institucionale.

Çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet:

Dosja Epstein përmban emra, komunikime dhe kontakte, por jo çdo përmendje përbën akuzë

Nuk ka prova që lidhin Jahjagën apo ndonjë zyrtar shqiptar me veprimtari kriminale.

Rasti i vajzës shqiptare ngre pikëpyetje mbi praktikat e rekrutimit, por pa implikim të drejtpërdrejtë penal, shkruan dritare.

Jeffrey Epstein ishte financier amerikan, i dënuar për abuzim seksual dhe trafikim të të miturave, i njohur për lidhjet e tij me figura të fuqishme politike, akademike dhe financiare.

Ai vdiq në burg në vitin 2019, në rrethana që mbeten ende të diskutueshme.

 

Po ndodh...

ide