Skandali me dosjen e Jeffrey Epstein, tjetër emër i njohur për shqiptarët e përfshirë! Kësaj here një femër

Detaje të reja nga dosja e bujshme “Epstein” tregojnë se një tjetër emër i njohur për shqiptarët përmendet në dokumentet në lidhje me abuzuesin Jeffrey Epstein.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe një shtetase nga Tajlanda,
Emri i Jahjagas u gjend në mesin e dokumenteve ku u pikas një email i dërguar nga një person i identifikuar si “Daniel” i cili zbulon se presidentja nga Kosova do të jetë në një takim në New York.
Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Kujtojmë se një vajzë shqiptare rezulton mes miliona dosjeve që Departamenti i Drejtësisë në Amerikë ka publikuar dje, të cilat lidhen me abuzuesin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Vajza në fjalë është midis 21 dhe 22 vjeçe, siç e përshkruan agjenti i abuzuesit seksual të fëmijëve dhe përdhunuesit serial Jeffrey Epstein, ndërsa i kërkon këtij të fundit mendim nëse mund ta marrë në intervistë për punë apo jo.
“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në email që ka dërguar e reja.
Po ndodh...
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
