Juglindja e paralizuar! Mbi 20 km radhë makinash në aksin Librazhd–Qafë Thanë, qytetarët: Kemi 5 orë të bllokuar!

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00, duke lënë dhjetëra automjete të izoluar në trafik për orë të tëra.
Mes drejtuesve dhe pasagjerëve ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së informacionit mbi situatën.
Sipas qytetarëve të bllokuar në rrugë, shkak i situatës dyshohet të jetë një rrëshqitje dheu, ndërsa mjetet e rënda janë parë duke ndërhyrë herë pas here, pa dhënë një afat konkret për hapjen e qarkullimit.
“Kemi më shumë se një orë e gjysmë në pritje. Nuk ishim këtu kur ndodhi, por rreth 500 metra më tutje. Na thanë se ka rënë mali. Po udhëtojmë nga Tirana drejt Maqedonisë, por askush nuk na jep informacion. Duam vetëm të hapet rruga që të shkojmë te familjet tona, të cilat janë të shqetësuara”, shprehet një qytetare.
Situata paraqitet edhe më problematike për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Një prej tyre tregon se ka mbi pesë orë në pritje, në kushte të vështira atmosferike.
“Kemi rreth pesë orë që presim. Jemi të sëmurë dhe askush nuk na ka dhënë shpjegime. Qëndrojmë brenda makinës sepse jashtë është shumë ftohtë”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Një ftesë për bashkim me dhunë ndaj Lapajt
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

