
“SHBA hapi kutinë e Pandorës”- Ambasadori i Rusisë në OKB flet për sulmet amerikane në Iran

Ambasadori i Rusisë në OKB ka dënuar sulmet ajrore amerikane në Iran si “të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese”.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e OKB-së që po mbahet në Nju Jork, Vasily Nebenzya tha se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellin zhvillimet e fundit.
“SHBA-të qartësisht nuk janë të interesuara për diplomaci,” shtoi ai, raporton Sky News.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, si dhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Gjatë mbledhjes, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi se nëse Irani vazhdon të sulmojë qytetarë izraelitë, atëherë do të përballet me “një forcë të pandalshme dhe të drejtë”.
Danon deklaroi gjithashtu se shpreson për një të ardhme më të mirë për popullin iranian, duke theksuar se:
“Lutemi për një ndryshim për popullin iranian, por ky ndryshim duhet të vijë nga brenda vetë Iranit, jo nga Izraeli.”
Sa i përket sulmeve amerikane ndaj objekteve strategjike në Iran, ambasadori izraelit theksoi se “është ende herët për të bërë një vlerësim të plotë të pasojave”, duke lënë të hapur çdo zhvillim të mëtejshëm në rajon.
Mbledhja e OKB-së vjen në një kohë kur rritet shqetësimi për përhapjen e konfliktit dhe destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së ndaj programit bërthamor iranian.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128