SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Trump ironizon përplasjet

8 Maj 2026, 08:36 / BOTA ALFA PRESS

SHBA dhe Irani shkëmbejnë zjarr në Ngushticën e Hormuzit,

Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi të dyja palët shkëmbyen zjarr nga nata e së enjtes deri të premten në Nbuhsticën e Hormuzit, në një nga incidentet më serioze që prej armëpushimit të 7 prillit.

Përplasja vjen në një moment delikat, ndërsa Uashingtoni pret përgjigjen e Teheranit ndaj një propozimi amerikan për përfundimin formal të konfliktit, pa zgjidhur ende çështje kyçe si programi bërthamor iranian dhe siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda ushtarake iraniane akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit, duke pretenduar se forcat amerikane goditën anije pranë ngushticës dhe kryen sulme ajrore në jug të Iranit.

Sipas deklaratës së komandës Khatam al-Anbiya, të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB, një cisternë iraniane nafte dhe një tjetër anije në zonë u vunë në shënjestër nga forcat amerikane.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova