Shi e furtuna të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të premte

8 Maj 2026, 08:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shi e furtuna të herëpashershme, parashikimi i motit për

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet ë ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formë shtrëngatash lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova