Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në të gjithë botën demokratike zgjedhje për kryetar partie bëhen brenda partisë që humb zgjedhjet dhe jo brenda asaj që fiton.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku u diskutua rreth ‘zgjedhjeve’ të 23 majit për kryetarin e PD-së, ku në garë është vetëm Sali Berisha.
Spahiu theksoi se partia që fiton zgjedhjet nuk ka nevojë të bëjë garë për të zgjedhur kryetarin. Kjo pasi sipas tij, kryetari i partisë fituese ka marrë votëbesimin popullor në zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka nevojë të hyjë në garë brenda partisë.
“Ka një dallim mes garave në PS dhe PD. Në PD nuk ka pasur kurrë garë. Berisha ka emëruar persona, vetëm për të mbajtur vendin dhe që në një moment të caktuar t’i heqë ata. Në PS ka pasur garë. Në PS ka garuar Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Rexhep Mejdani, Edi Rama. Ka pasur zëra dhe profile të larta. Ne kemi dëgjuar 4 vite Ben Blushin të bëjë spektakël, të bëjë opozitën më mirë se opozita në Kuvend. E para e punës, nuk mund të krahasohen zgjedhjet e fituesit me zgjedhjet e humbësit.
Në gjithë demokracitë liberale, në gjithë vendet europiane, nuk vihen në diskutim kandidimi i kryetarit të partisë fituese që është kryeministër që drejton partinë. Gjithmonë zgjedhjet janë debat dhe diskutim për kreun e opozitës, për partinë që humbet zgjedhjet. Ky është gjithmonë thelbi që rigjeneron në politikë. Asnjëherë nuk është sfidë ai që fiton. Sepse ai që fiton ka marrë votat e 1 milionë votuesve, ka marrë votat e gjithë popullatës. Sepse është e gabuar të krahasojmë pse nuk bën zgjedhje Rama dhe pse nuk bën zgjedhje Berisha”, tha mes të tjerash Spahiu.
Kujtojmë se në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kreun e PD-së Berisha do të jetë kandidati i vetëm, pasi nuk u lejuan të garojnë disa figura me peshë të PD-së, si Ervin Salianji, Alesia Balliu, Evi Kokalari, Vladimir Mulaj dhe Mereme Sela.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128