Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Sarandë
7 Maj 2026, 22:51 / AKTUALITET

Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, shtetasit Rexhep Ismaili, 66-vjeç.
Sipas burimeve, nga dyshimet e para kanë qenë disa persona që janë përballur me viktimën dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin duke i marrë dhe jetën.
Pas ngjarjes autorët janë arratisur në drejtim ende të paditur. Ndërkohë Policia ka blinduar zonën dhe grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e ngjarjes kriminale.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128