Nesër protesta e PD, Gjin Gjoni këmbëngul: Deputetët të futen në grevë urie
Nesër PD do të mbajë protestën e rradhës përballë Kryemnistrisë, ku skenari mbetet i njëjtë. Fjalime dhe përplasje me forcat e Policisë. Deputeti demokrat Gjin Gjoni i qëndron mendimit se protestat duhet të jenë të qëndrueshme, konsistente, dhe ku deputetët opozitarë të shohin alternativën e grevës së urisë. Po ashtu Gjoni flet edhe për sinjale pozitive edhe nga faktorët ndërkombëtar, një ditë para tubimit të thirrur nga PD para Kryeministrisë.
”Siç e deklaroi edhe kryetari i PD, ne s’do japim skenarin e protestës online. Protesta do ketë zhvillimet e veta në varësi të skenarëve që do ndërtohen në momentin dhe situatën e caktuar. Asnjë nga format e tjera të protestës s’është eliminuar. Kam sugjeruar protesta të qëndrueshme, konsistente, ku deputetët duhet të japin kontribut më të madh, pse jo të futen edhe në grevë urie.
Në rast se suksesi s’është i koordinuar me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm duhet të kesh një rezultat që të japë edhe goditjen përfundimtare. Sinjalet janë pozitive nga gjithë faktorët dhe aktorët me të cilët jemi në kontakt, qoftë edhe me faktorin ndërkombëtar, që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha në ”A2cnn”.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128