Helmimi i studentëve/ Drejtoresha e AKU-së: Uthulla s’mund të ketë krimba se ka aciditet!

Këtë të enjte, 7 maj, u raportua se 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u dërguan me urgjencë në spital gjatë mesnatës me simptoma të rënda pas konsumimit të drekës.
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, deklaroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se trupat inspektuese zbritën menjëherë në terren për të marrë mostrat e ushqimit dhe të ujit të pijshëm.
Sipas Gjylametit, përgjigjet përfundimtare mbi shkakun e helmimit pritet të dalin pas 10 ditësh.
Sa i takon disa pamjeve që qarkulluan në rrjet për uthull me krimba që ju shërbehej studentëve të Akademisë, Gjylameti ka përgënjesHtruar lajmin, duke thënë se uthulla s’mund të ketë krimba, pasi sipas saj ka aciditet.
Blendi Fevziu: Ju jeni marrë sot me hetimin e çështjes, çfarë ka ndodhur realisht?
Blerina Gjylameti: Në fakt kemi marrë një njoftimi në orët e vona të mbrëmjes, për çfarë kishte ndodhur. U njoftuam nga administratorja e kompanisë dhe të gjitha trupat inspektuese ishin të terren për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që është e rëndësishme, është se të gjitha institucionet ishin atje për të hetuar nga afër se çfarë kishte ndodhur, qoftë pjesa inspektuese e AKU për të marrë mostrat përkatëse dhe për të verifikuar mënyrën se si ofrohej ai ushqim dhe për të garantuar që nuk ishte cenuar siguria ushqimore, por ashtu ishin edhe përfaqësues të ISHP-së dhe të Operatorit Shëndetësor, por edhe të Policisë së Shtetit për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur. U morën mostra aty, nga ushqimi që kishte mbetur, nga ana tjetër inspektuam se ku gatuhej ushqimi. Këtë do ta kuptojmë pas 10 ditësh, sepse është shumë e rëndësishme që të presim rezultatet e analizave të mostrave të marra të ushqimit, por jo vetëm, edhe të ujit të pijshëm. Për të përcaktuar deri në fund të gjitha kushtet higjieno-sanitare në të cilat ofrohej ushqimi, përpunohej dhe ofrohej. Të gjithë reaguan në kohë.
Blendi Fevziu: Unë pashë në rrjetet sociale uthull të mbushur me krimba!
Blerina Gjylameti: Për shkak të aciditetit uthulla nuk mund ta ketë atë gjë, por megjithatë ne e kemi përgënjeshtruar këtë gjë. Nuk kemi marrë dhe nuk kemi gjetur asnjë mostër uthulle. Ndërkohë nga ana tjetër edhe nga administratori i Akademisë morëm lajmin që nuk kishte një uthull të tillë. Në të tilla raste do të duhet një lloj maturie e të gjithëve në përhapjen e lajmit, pasi shpesh herë mund të përhapim panik.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128