Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Michel Barnier

4 Dhjetor 2024, 20:31 / BOTA ALFA PRESS

Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë mocionin e

Qeveria franceze e kryeministrit Michel Barnier ka rënë, duke futur në kaos vendin.

Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të Francës “nuk do të zhduken” me një votë mosbesimi, pasi ai mbron buxhetin e tij të kontestuar.

Tani qe qeveria ra, Presidenti Macron duhet të emërojë një kryeministër të ri, por përbërja e parlamentit të përçarë nuk ndryshon. Ndërkohë zgjedhjet parlamentare nuk mund të mbahen deri të paktën në muajin korrik, duke krijuar një ngërç të mundshëm për hartuesit e politikave.

 

Po ndodh...