“Robotët janë këtu”, Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump kërkon vëmendje të çantë për Inteligjencën Artificiale te fëmijët

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, po mbështet inteligjencën artificiale të sigurt dhe ka inauguruar një grup pune për edukimin e fëmijëve në lidhje me këtë teknologji.
Të enjten në mbrëmje, elita e teknologjisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, dhe drejtorin ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, morën pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.
Dita ishte për të promovuar iniciativën e Presidentit për inteligjencën artificiale, por zonja e parë udhëhoqi krijimin e një grupi pune për inteligjencën artificiale dhe edukimin e fëmijëve, duke thënë “robotët janë këtu”.
Urdhri ekzekutiv i presidentit u nënshkrua në prill për të promovuar shkrim-leximin dhe aftësitë në përdorimin e inteligjencës artificiale midis të rinjve amerikanë.
Këto janë të gjitha gjërat që tha zonja e parë. «Sot është një ngjarje e bukur», tha ajo, duke filluar takimin. «Po jetojmë në një botë mrekullish».
Më pas ajo vuri në dukje rreziqet e inteligjencës artificiale, të tilla si teknologjia që ua heq vendet e punës të sapodiplomuarve dhe rreziku i saj për shëndetin mendor. Po atë ditë me ngjarjen, Komisioni Federal i Tregtisë tha se po hetonte OpenAI dhe kompani të tjera të inteligjencës artificiale për ndikimin që kanë chatbot-et e tyre në shëndetin mendor të fëmijëve.
“Ne duhet ta menaxhojmë rritjen e inteligjencës artificiale me përgjegjësi”, tha ajo, duke shtuar se “gjatë kësaj faze primitive” ajo duhet t’i nënshtrohet “udhëzimit të kujdesshëm”.
Por ajo nuk ishte krejt e zymtë për inteligjencën artificiale, ajo tha se ajo ishte gjithashtu “motori më i madh i progresit në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Titanët e teknologjisë reaguan pozitivisht ndaj fjalimit të saj.
«Është një nder i vërtetë për mua të jem këtu», tha Pichai i Google. «Ju po i frymëzoni vërtet të rinjtë që ta përdorin teknologjinë në mënyra të jashtëzakonshme», shtoi ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





