Raportet e mediave iraniane mbi draftin e marrëveshjes bërthamore/ Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet: Janë një trillim!

27 Maj 2026, 17:42 / BOTA ALFA PRESS

Raportet e mediave iraniane mbi draftin e marrëveshjes bërthamore/

Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me pretendimet e mediave iraniane mbi draftin e marrëveshjes bërthamore SHBA-Teheran.

Reagimi i referohet një drafti të një kuadri fillestar, joformal për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të cilën Shtëpia e Bardhë thotë se  “nuk është i vërtetë” dhe se memorandumi i raportuar është një “trillim absolut”.

Më parë, televizioni shtetëror iranian raportoi se kishte marrë një draft të një kuadri fillestar, joformal për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara.

Sipas planit, Irani do të rivendoste trafikun e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit në nivelet e para luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin forcat amerikane nga rajoni i Iranit dhe do të hiqnin bllokadën detare.

Po ndodh...

ide