Emri/ Tragjedi në Malin e Zi! Shqiptari vret partneren pastaj i vë zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në UIqin të Malit të Zi, ku një shtetas shqiptar ka vrarë partneren e tij e më pas i ka vënë flakën shtëpisë së tyre.
Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase të cilat raportojnë se bëhet fjalë për qytetarin nga Kosova i identifikuar si Bashkim Gashi, 46-vjeç.
Referuar hetimeve të bëra deri më tani, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku Gashi pasi i mori jetën partneres së tij me iniciale D.N 36-vjeçe me origjinë nga Shqipëria, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tyre.
“Reth orës 00:30, në Departamentin e Sigurisë në Ulqin është raportuar se kishte shpërthyer zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodre. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi të panjohur, i cili më vonë është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë” thuhet në njoftim e bërë nga policia vendase.
Ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrolleve fizike të ushtruara në banesën që u konstatua pothuajse e djegur, është gjetur me plagë dhe djegie në trup i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur, shqiptari Bashkim Gashi.
Sakaq raportohet se autoritet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Prokurorët e çështjes shprehen se referuar hetimeve të deritanishme Gashi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128