Ebola alarmon SHBA-në, hapet qendër karantine në Kenia

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë hapjen e një qendre karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me Ebola, kryesisht për qytetarët amerikanë që largohen nga Republika Demokratike e Kongos, ndërsa epidemia vijon të përhapet.
Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, qendra është ende në pritje të miratimit nga autoritetet keniane. Objektivi i saj do të jetë izolimi dhe monitorimi i personave të ekspozuar ndaj virusit pa qenë nevoja që ata të transportohen menjëherë drejt SHBA-së. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë shtuar masat e kontrollit për udhëtarët që vijnë nga Republika Demokratike e Kongos, Uganda dhe Sudani i Jugut, duke i ridrejtuar ata për kontrolle shëndetësore në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Washington.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë regjistruar mbi 900 raste të dyshuara me Ebola dhe rreth 220 viktima të dyshuara.
Megjithatë, ekspertët besojnë se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta për shkak të vështirësive në terren. Kreu i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se konfliktet e armatosura në lindje të Kongos po pengojnë rëndë përpjekjet për kontrollin e epidemisë.
Sipas tij, për variantin Bundibugyo të virusit Ebola nuk ekziston ende një vaksinë apo trajtim i miratuar, ndërsa situata humanitare po përkeqësohet nga zhvendosjet masive të popullsisë dhe sulmet ndaj institucioneve shëndetësore.
Tedros bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në zonat e konfliktit, në mënyrë që ekipet mjekësore të kenë akses të sigurt dhe të mund të vazhdojnë gjurmimin e rasteve dhe trajtimin e të infektuarve.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128