Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës: Maduro gëzon imunitet, SHBA nuk ka juridiksion

6 Janar 2026, 18:28 / BOTA ALFA PRESS

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës: Maduro gëzon

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë juridiksion ligjor për të ndjekur penalisht ish-presidentin Nicolás Maduro, duke theksuar se ai gëzon imunitet ndërkombëtar për shkak të funksionit që ka mbajtur si kreu i shtetit.

Në një deklaratë publike të martën, Saab i ka bërë thirrje gjyqtarit amerikan që mbikëqyr çështjen e ashtuquajtur të “narkoterrorizmit” ndaj Maduro-s, të njohë mungesën e juridiksionit të SHBA-së mbi territorin venezuelian dhe statusin e imunitetit të ish-presidentit.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, autoritetet amerikane nuk kanë bazë ligjore për ndjekje penale, pasi Maduro, si ish-kreu i shtetit, mbrohet nga parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, Saab njoftoi se tre prokurorë janë caktuar për të hetuar vdekjet e ndodhura gjatë operacionit ushtarak amerikan që, sipas autoriteteve venezueliane, çoi në largimin e Maduro-s nga pushteti gjatë fundjavës.

Po ndodh...