Presidenti Macron përjashton mundësinë e dorëheqjes së tij para përfundimit të mandatit! Nesër emri i kryeministrit të ri të Francës

5 Dhjetor 2024, 20:45 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti Macron përjashton mundësinë e dorëheqjes së

“Mandati që më besuat në mënyrë demokratike është një mandat pesëvjeçar dhe do ta ushtroj plotësisht deri në fund”, theksoi presidenti Emmanuel Macron. 

“Përgjegjësia ime kërkon sigurimin e vazhdimësisë së shtetit, funksionimin e duhur të institucioneve tona, pavarësinë e vendit tonë dhe mbrojtjen e të gjithëve”, saktëson ai, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e tij janë shumëfishuar që prej votimit të mosbesimit qeveria Barnier.
Ndërsa Elysée siguroi se presidenti nuk do të shpallte emrin e kryeministrit të tij të ri këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes, zoti Macron njoftoi se do ta emëronte atë "në ditët në vijim".

"Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm që përfaqëson të gjitha forcat politike të një harku qeveritar që mund të marrë pjesë në të ose, së paku, që merr përsipër të mos censurojë atë," tha ai.

 

 

Po ndodh...

ide