Personazhi i momentit, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut është aksioner i “mrekullisë së madhe” në Spanjë

Zahran Mamdani është personazhi i momentit në politikën amerikane. Politikani 34-vjeçar sapo është zgjedhur kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe sigurisht që ka kureshtje të madhe për të njohur më shumë rreth këtij personazhi. Por ajo që pakkush di, është se kur ishte 21-vjeçar, Mamdani ka marrë pjesë në atë që në Spanjë e cilësuan mrekullia e madhe e një klubi futbolli.
Në vitin 2012, klubi i Oviedos ishte pranë falimentimit dhe shpërbërjes, për shkak të problemeve financiare të trashëguara në vite. Kështu, nisi një fushatë mes tifozëve të cilët bënë apel që kush të mundej, të blinte aksione të klubit për të mbledhur paratë që duheshin për ta shpëtuar. Dhe kjo nismë u shtri në të gjithë botën, pasi lajmi u përhap edhe në mediat ndërkombëtare.
Dhe Mamdani mori pjesë, edhe pse nuk kishte lidhje me atë klub dhe asokohe ishte vetëm një student 21-vjeçar. Ai bëri një donacion të vogël për t’u bërë aksioner i klubit në kuotën e tifozëve, me shpresën që të mblidhej shuma e kërkuar.
Tifozët nuk ia dolën ta siguronin vetë shumën, por kjo iniciativë e tyre bindi asokohe njeriun më të pasur në botë, Karlos Slim, që të paguante 1,9 milionë euro dhe të shmangte falimentimin dhe shkrirjen e klubit.
Oviedo i mbijetoi asaj periudhe të turbullt dhe nisi pak nga pak ringrijten, e cila kulmoi këtë vit me kthimin në La Liga, me kryebashkiakun e ri të Nju Jorku si një aksioner i tij, ashtu si dhjetëra mijëra kontribuues të tjerë të “mrekullisë” në të gjithë botën.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


