Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, Trump nis të dyshojë tek Putin: Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës
26 Prill 2025, 17:38 / BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur të dyshojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, po dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Qëndrimin e ri, Trump e dha të shtunën pak pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan.
Në një shkrim në rrjetin social “Truth”, Trump ka thënë se “nuk ka asnjë arsye” për hedhjen e raketave ruse mbi zonat e civilëve.
“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk e do fundin e luftës”, ka shtuar Trump duke e lënë të hapur mundësinë për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Shumë njerëz janë duke vdekur”, ka përfunduar Donald Trump.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

