Pas eliminimit të komandantit Soleimani, Izraeli konfirmon vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë iranian: Planifikoi sulmet e kryera nga forcat Basij

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit, në një sulm të kryer të hënën, ku u vra edhe kreu i kësaj organizate.
Disa ditë pas sulmit ndaj Teheranit, ushtria izraelite konfirmoi se Ahmadi, i cili shërbente si drejtues i divizionit të inteligjencës së Basij-it, ishte mes viktimave. Një ditë më parë, Izraeli kishte deklaruar se në të njëjtin sulm ishte vrarë edhe Gholamreza Soleimani, kreu i organizatës.
Autoritetet në Iran kanë konfirmuar më herët vdekjen e Soleimanit, por ende nuk kanë komentuar për vrasjen e pretenduar të Ahmadi-t.
“Ahmadi luajti një rol qendror në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve të kryera nga Forcat Basij”, thuhet në një deklaratë të Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Sipas IDF-së, ai kishte gjithashtu një rol kyç në shtypjen e protestave masive në Iran në fillim të këtij viti.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër komandantëve të regjimit iranian”, theksohet në deklaratë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
