"Ne i kemi të gjitha kartat"/ Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedime SHBA-Iran
Presidenti Donald Trump i tha Fox News se negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin.
Trump tha se nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan, kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin.
Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.
“U kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë’”, tha Trump.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thuhet se është larguar tashmë nga Islamabadi i Pakistanit, pas bisedimeve të së shtunës me kryeministrin e vendit.
Presidenti Donald Trump tha të shtunën, pasi anuloi udhëtimin e një delegacioni amerikan në Pakistan, se regjimi iranian po vuan nga "luftë dhe konfuzion të jashtëzakonshëm".
“Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi që do të shkonin [në] Islamabad të Pakistanit, për t’u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur duke udhëtuar, shumë punë!”, shkroi Trump në Truth Social.
“Përveç kësaj, ka një grindje dhe konfuzion të madh brenda ‘udhëheqjes’ së tyre. Askush nuk e di se kush është në krye, përfshirë edhe ata. Gjithashtu, ne i kemi të gjitha kartat, ata nuk kanë asnjë! Nëse duan të flasin, e tëra çfarë duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!”, shtoi Trump.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner duhej të udhëtonin për në Pakistan këtë fundjavë për raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran gjatë Operacionit “Epic Fury”./ Fox News.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128