Kontrollet “blic” në burgun e Vlorës, ja çfarë u gjet nëpër qeli

Forcat Operacionale kanë kryer ditën e sotme një aksion në paraburgimin e Vlorës. Ata kanë kryer verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.
Kontrolli është kryer në 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pa vulosur, si dhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
“Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë.
Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128