Mes bisedimeve për paqe, Irani kërcënon SHBA-të me përgjigje ushtarake për bllokadën detare

25 Prill 2026, 15:18 / BOTA ALFA PRESS

Mes bisedimeve për paqe, Irani kërcënon SHBA-të me

Tensionet mes Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm, pasi Shefat e Shtabit të Përbashkët të forcave iraniane kanë paralajmëruar për një përgjigje ushtarake nëse vijon bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, autoritetet ushtarake të Teheranit dënuan veprimet amerikane si “akte grabitjeje dhe piraterie” në rajon. “Nëse forcat ushtarake amerikane vazhdojnë bllokadën dhe këto akte, ato duhet të dinë se janë të ekspozuara ndaj një përgjigjeje nga forcat e fuqishme të armatosura iraniane”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët iranianë theksuan gjithashtu se janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë nga afër çdo lëvizje të kundërshtarëve të tyre.

Ndërkohë, në Islamabad, një burim pakistanez bëri të ditur se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, gjatë një vizite zyrtare, u ka përcjellë autoriteteve vendase qëndrimet negociuese të Teheranit.

Sipas të njëjtit burim, Araghchi ka shprehur rezerva të forta lidhur me kërkesat e SHBA-ve në kuadër të zhvillimeve të fundit, duke sinjalizuar një klimë të tensionuar edhe në planin diplomatik. Situata mbetet e brishtë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e retorikës mes dy vendeve.

Po ndodh...