Ndodh në Zyrën Ovale, lideri i kompanisë farmaceutike humb ndjenjat gjatë konferencës së Trump

6 Nëntor 2025, 21:49 / BOTA ALFA PRESS

Ndodh në Zyrën Ovale, lideri i kompanisë farmaceutike humb

Zyra Ovale, ka përjetuar momente dramatike këtë të enjte, gjatë një konference për shtyp, të presidentit amerikan Donald Trump, të mbajtur mbi temën e zbritjeve që dy kompani farmaceutike do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.

Gjatë momentit të njoftimeve që po bëheshin drejtpërdrejt nga CEO i Eli Lilly, kamera papritmas filmoi Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike Novo Nordisk, i cili humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë presidentit amerikan.

Zyrtarët e pranishëm, arritën ta mbajnë menjëherë Findlay-n,  dhe menjëherë më pas ai mori ndihmë mjekësore, por gjendja e tij pas incidentit nuk është bërë ende e qartë.

Po ndodh...

ide