Mbytet varka me emigrantë në Greqi, raportohet për viktima, në operacion kërkimi edhe “Frontex”!
11 Nëntor 2025, 18:21 / BOTA

Një tragjedi ka ndodhur në ujërat greke ditën e sotme, kur një varkë me emigrantë u fundos.
Një operacion kërkim-shpëtimi, i koordinuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit është duke u zhvilluar në jug të Gavdos, pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys.
Deri më tani, janë gjetur tre trupa të pajetë dhe 56 persona janë shpëtuar nga një forcë e Frontex.
Dy anije po lundrojnë në zonë dhe dy anije të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të tjerë persona që mund të jenë mbytur, ndërsa është ngritur edhe një helikopter.
Kërkimet po vazhdojnë për çdo person të zhdukur, teksa moti i keq e pengon operacionin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Nga Arian Galdini
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
