Kremlini: Komunikimi telefonik mes Putinit dhe Trumpit ishte “pozitiv” dhe “produktiv”

4 Qershor 2025, 20:54 / BOTA ALFA PRESS

Kremlini: Komunikimi telefonik mes Putinit dhe Trumpit ishte

Një bisedë telefonike mbi një orë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është vlerësuar nga Kremlini si një komunikim pozitiv dhe produktiv.

Dy liderët u shprehën të gatshëm të mbajnë kontakte të rregullta, në një periudhë me tensione të larta ndërkombëtare.

Lajmin e bëri të ditur Yuri Ushakov, këshilltari diplomatik i Putinit, i cili deklaroi për mediat:

“Presidentët konsideruan shkëmbimin e mendimeve si pozitiv dhe mjaft produktiv, duke konfirmuar vullnetin për të ruajtur komunikim të vazhdueshëm.”

Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin ukrainas me dronë në Rusi

Gjatë bisedës, Trump siguroi Putinin se nuk kishte pasur dijeni paraprake për sulmin masiv me dronë të ndërmarrë nga forcat ukrainase ndaj aeroporteve ushtarake në Rusi, që ndodhi pak ditë më parë dhe ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Diskutim edhe për programin bërthamor të Iranit

Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e programit bërthamor të Iranit. Trump theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Rusisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke e konsideruar rolin e Moskës si thelbësor në frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit.

Kjo bisedë vjen në një moment kritik, ku zhvillimet në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë bërë që bashkëpunimi dhe komunikimi mes fuqive botërore të jetë më i rëndësishëm se kurrë.

 

Po ndodh...