“Jam i gatshëm për takimin me Trump”/ Kryebashkiaku i ri i Nju Jork, Mamdani: Do diskutojmë edhe për kostot e jetesës

20 Nëntor 2025, 20:15 / BOTA ALFA PRESS

“Jam i gatshëm për takimin me Trump”/ Kryebashkiaku i ri i

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zohraan Mamdani, deklaroi se është i gatshëm për takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump, duke theksuar se qëllimi kryesor i bisedës do të jetë kostoja e jetesës për qytetarët e Nju Jorkut.

Mamdani u shpreh se marrëdhënia nuk është personale, por lidhet me bashkëpunimin mes qytetit dhe administratës federale, dhe se interesi i qytetit është më i rëndësishëm se çdo individ. Ai ka qenë një kritik i hapur i Trump, duke e akuzuar se favorizon amerikanët më të pasur, ndërsa ai është zgjedhur me premtimin për të përmirësuar fuqinë blerëse të qytetarëve.

Presidenti Trump e ka quajtur shpesh Mamdanin “komunist” dhe ka kërcënuar të ndalë fondet federale për qytetin, por në ditët e fundit duket një përmirësim i klimës, pasi takimi u organizua nga kryebashkiaku i ri dhe presidenti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke siguruar se dëshiron “të ecë gjithçka mirë për Nju Jorkun”.

Mamdani tha se gjatë fushatës ka takuar qytetarë që votuan Trump për shkak të krizës së çmimeve, dhe se ai do të eksplorojë çdo mundësi për ta bërë qytetin më të përballueshëm. Ai shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin në çdo program që sjell përfitime për qytetarët dhe do të denoncojë çdo projekt që mund t’i dëmtojë ata.

Mes premtimeve të tij kryesore janë rritja e numrit të banesave me qira të kontrolluara, më shumë autobuse dhe çerdhe falas. Mamdani, 34 vjeç, u zgjodh kryebashkiak më 4 nëntor me mbi 50% të votave, duke mundur dy rivalë, përfshirë ish-guvernatorin demokrat Andrew Cuomo, dhe duke regjistruar një pjesëmarrje rekord prej mbi 2 milion votuesish, niveli më i lartë që nga viti 1969.

Po ndodh...

ide