Irani: Nuk jemi gati për bisedime të reja me SHBA-në

Irani nuk është i gatshëm të hyjë në një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm, Saeed Khatibzadeh.
Në një prononcim për Associated Press, ai theksoi se arsyeja kryesore është refuzimi i Uashingtonit për të hequr dorë nga ato që i cilësoi si “kërkesa maksimaliste” në çështje kyçe.
Khatibzadeh shtoi gjithashtu se Teherani nuk do të dorëzojë uraniumin e pasuruar, duke e konsideruar këtë propozim si “të papranueshëm” dhe pa zgjidhje, pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai bëri të ditur se kontaktet mes palëve kanë ekzistuar, por Irani kërkon fillimisht finalizimin e një “marrëveshjeje kuadër” përpara se të zhvillohen takime të drejtpërdrejta.
Sipas tij, SHBA duhet të adresojë çështjet kryesore që shqetësojnë Iranin, përfshirë sanksionet e vendosura ndaj vendit.
Deklarata vjen në një kohë kur presidenti Donald Trump ka pohuar më herët gjatë ditës se “bisedimet me Iranin po ecin shumë mirë”, duke lënë të kuptohet për një qasje më pozitive nga pala amerikane.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128