“Akuza për korrupsion, kërkohet dorëheqja e kryeministrit”, ZDF për protestën e PD-së: Tensione dhe përleshje mes mbështetësve të opozitës dhe policisë

18 Prill 2026, 22:12 / POLITIKË ALFA PRESS

“Akuza për korrupsion, kërkohet dorëheqja e

Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një kronikë protestës së 17 prillit në Tiranë, duke theksuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit për korrupsion dhe përplasjet me policinë.

Sipas raportimit, protesta u shoqërua me tensione, ku pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet.

ZDF raporton se policia ndërhyri duke përdorur ujëhedhës dhe spraj piper për shpërndarjen e turmës, ndërsa nga ana tjetër protestuesit hodhën mjete zjarrvënëse drejt godinës së Kryeministrisë.

Në kronikë theksohet se opozita, organizatore e protestës, “akuzon kryeministrin për korrupsion dhe kërkon dorëheqjen e tij”.

Po ndodh...